Në Australi regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë, me 973 raste të reja në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë e Australisë njoftoi se është regjistruar numri më i lartë ditor me rastet me COVID-19 që prej 25 janarit 2020 kur është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në vend. Gjithashtu njoftohet se provinca Uellsi i Ri Jugor (NSW) u rendit në vendin e parë me 919 raste në 24 orët e fundit.
Ndërkohë, 45 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në provincën Victoria, që nuk ka regjistruar asnjë viktimë muajt e fundit, 9 raste të reja në Territorin e Kryeqytetit Australian dhe asnjë rast i ri nuk është regjistruar nga shtetet dhe rajonet e tjera të vendit.
Me zbulimin e 973 rasteve të reja në 24 orët e fundit në vend u regjistrua numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë. Numri më i lartë ditor para kësaj ishte më 21 gusht me 894 raste.
Top Channel