Aksidenti me 5 të vdekur në Gjirokastër, policia jep detaje të reja, mes viktimave edhe një çift ukrainas

26/08/2021 20:27

Policia ka dhënë detaje të tjera në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur ditën e sotme në rrugën Gjirokastër-Sarandë.

Një furgon pasagjerësh i linjës Tiranë-Sarandë u përplas me një mjeti tip ‘Land Rover’ me drejtuese Rexhina Çelhaka, 22-vjeç, e për pasojë ka dalë na rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Pesë persona humbën jetën, midis tyre shoferi i identifikuar si Bardhi Proda, një çift të moshuarish, dhe një çift me banim në Ukrainë, të cilët udhëtonin drejt Sarandës.

Po ashtu, kanë mbetur të plagosur edhe vajzat të cilat udhëtonin me mjetin tip ‘Land Rover’, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë:

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë, T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA