Analfabetizmi funksional nuk është një dukuri e re, por për shkak të zhvillimeve të shoqërisë shqiptare, por bëhet çdo ditë e më evident.

Gëzim Tushi: Është bërë një sondazh në vitin 2013 dhe ka rezultuar se 57% e të rinjve të moshës 15 vjeç shfaqin analfabetizëm funksional.

Në vitin 2020 kjo shifër ka rënë në 50%, por sërish është shumë e lartë.

Analfabetët funksionalë janë njerëz që dinë shkrim e këndim, i njohin shkronjat, dinë dhe t’i bashkojnë ato, por çështja është që nuk janë në gjendje të kuptojnë atë që lexojnë. Kjo bën që të kemi nëpunës, apo njerëz në biznes, që e lexojnë një ligj, një vendim apo rregullore, por nuk kanë aftësinë për ta interpretuar dhe në njëfarë mënyre i zvarrisin problemet, ngaqë nuk dinë t’i zgjidhin ato. Nuk dinë t’i zgjidhin ngaqë nuk i kuptojnë ato.

Profesori thekson se më i dukshëm fenomeni është në administratën tonë publike.

Gëzim Tushi: Një nga gjërat prej të cilave vuan sot populli shqiptar është se përplaset në dyert e administratës, me njerëz të vendosur për arsye militanteske, politike, partiake, nepotizmi, krahinore etj.

Me aftësitë e tyre të kufizuara gjuhësore, kritike, mendore, ata pengojnë zhvillimin e shoqërisë.

Ju garantoj se një pjesë e madhe e problemeve që nuk zgjidhen, nuk janë të lidhura gjithmonë vetëm me korrupsionin, apo me nevojën për të paguar. Kjo po se po. Por lidhet me faktin, që një pjesë e nëpunësve, që janë në poste të caktuara, për shkak të këtij analfabetizmi funksional, i zvarrisin njerëzit, dhe kjo bën që njerëzit të mërziten dhe sikurse e dini niveli i mërzisë me administratën publike është jashtëzakonisht I madh. Mos harroni se administrata publike është shpirti i shtetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA