Trageti nga Porti i Durrësit drejt Barit nuk do të bëhet në orarin e parashikuar mbrëmjen e sotme, pritet të njoftohet orari i ri

25/08/2021 15:43

Autoriteti Portual i Durrësit ka njoftuar se lundrimi drejt Barit i tragetit “AF Francesca” nuk do të bëhet në orarin e përcaktuar.

Për shkak të një avarie që ka pësuar trageti në Bari, nuk është bërë nisja në orarin e parashikuar ndaj do të ketë vonesa edhe në nisjen nga Durrësi. Në një moment të dytë, pritet të njoftohen udhëtarët për orarin e ri të nisjes ose rimbursimin e biletës nga kompania Adria Ferries.

“Njoftojmë pasagjerët që kanë rezervuar lundrimin mbrëmjen e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit me tragetin “AF Francesca”, se për shkak të një avarie të pësuar trageti nuk ka bërë nisje nga Porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhorë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit  nuk do të bëhet sot në orarin e paracaktuar”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Portual Durrës, kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve, ndërsa po vijon puna me agjencinë lundrimore “Adria Ferries” për zgjidhjen sa më shpejt të kësaj situate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA