Tiranë/ Plagoset me thikë 34-vjeçari në Rrugën e Barrikadave
25/08/2021 15:20
Tiranë – Një 34-vjeçar, i identifikuar me inicialet G.M., është plagosur me thikë mesditën e sotme në Rrugën e Barrikadave.
Ai është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa mbetet e paqartë se si është dëmtuar me mjet prerës.
“Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Top Channel