Edhe pse fundi i sezonit veror po afron, sportet ujore janë një prej aktiviteteve më të bukura në liqenin e Pogradecit.

Janë kryesisht të rinjtë ata që ofrojnë dhe shijojnë sportet si Kajak, Stand up paddle, Sup etj. duke i dhënë një alternativë më shumë turizmit në këtë qytet ndërsa për të nxitur përfshirjen e tyre bashkia e qytetit liqenor ka si synim organizimin e maratonave.

Sportet ujore janë sa sfidë aq edhe mundësi argëtimi për të rinjtë që përjetojnë adrenalinën e tyre.

Pogradeci mbetet një prej qyteteve që tërheq pushues të shumte gjate verës të cilët zgjedhin liqenin dhe klimën e veçantë. Për vite me radhë frekuentuesit kryesorë të tij kanë qenë kryesisht grupmosha e tretë ndërsa përmes aktiviteteve të ndryshme pushteti lokal synon të tërheqë edhe më të rinjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA