Sllovenia ka filluar të përdorë trajtimin me antitrupa monoklonalë për disa pacientë të infektuar me koronavirus, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Sllovenia mori 1.000 doza të një ilaçi eksperimental të zhvilluar nga kompania amerikane e bioteknologjisë Regeneron, si pjesë e një marrëveshjeje me Bashkimin Evropian, shkruan agjencia sllovene e lajmeve STA.
Ilaçi aktualisht është i licencuar nga Agjencia Sllovene e Barnave dhe u jepet pacientëve me simptoma të rënda në fazat e hershme të koronavirusit. Në fillim të korrikut, Sllovenia shprehu interes për të blerë 1.000 doza të një ilaçi antitrupash monoklonal, Sotromivab, të prodhuar nga kompania farmaceutike britanike GSK.
Sot, zyrtarët e Ministrisë së Sllovenisë biseduan me përfaqësuesit e kompanisë Pfizer për përdorimin e trajtimit të tyre me antitrupat monoklonalë në zhvillim.
Top Channel