23/12 08:42
Shtetet e Bashkuara të Amerikës brenda 24 orëve mes datave 23-24 gusht kanë evakuar rreth 21.600 persona nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul.
Në deklaratën e bërë nga Zyra e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, thuhet se avionët e llojit C-17 dhe C-130 të ushtrisë amerikane brenda 24 orëve në datat 23-24 gusht me 37 fluturime kanë evakuuar rreth 12.700 persona, ndërsa me 57 fluturime të koalicionit kanë evakuuar 8.900 persona.
Kështu nga Kabuli janë evakuuar rreth 21.600 persona. Me evakuimet e fundit, SHBA nga 14 korriku deri ka evakuar rreth 58.700 persona nga Kabuli.
Top Channel