Shifrat e persona që kanë vizituar vendin tonë këtë verë, flasin për një sezon të suksesshëm turistik.
Mbi 90 mijë shtetas shqiptar e të huaj dhe 69 mijë automjete kanë hyrë në Shqipëri, nëpërmjet portit të Durrësit, gjatë muajit gusht.
52.919 shqiptarë, kryesisht emigrant janë rikthyer në atdhe, për të kaluar pushimet pranë të afërmve. Nga data 1 deri në 25 gusht kanë ardhur 37.759 shtetas të huaj.
Për të përballuar fluksin në hyrje të udhëtarëve dhe automjeteve tragetet që lidhin portet italiane të Barit dhe Ankonës me Durrësin kanë bërë lundrime të dyfishta.
38.854 shtetas shqiptar dhe 52.053 shtetas të huaj kanë dalë nga vendi, në të njëjtën periudhë të gushtit.
Hotelet dhe bizneset akomoduese në qytetin bregdetar të Durrësit kanë qenë plotësisht të rezervuara. Ky “boom” pushuesit nuk ishte përjetuar në 5 vitet në Durrës, duke tejkaluar ritmet e para pandemisë.
Top Channel