Komiteti Teknik i Eskpertëve është mbledhur për të folur rreth qarkullimit të varianteve të reja të Covid-19 dhe rastet e reja ditore që janë rritur ndjeshëm.

Albana Fico tha se masat nuk kanë ndryshuar, ndërsa theksoi se Bashkitë me incidencën më të lartë janë Saranda, Himara, Shkodra, Tirana dhe Vlora.

“Grupmoshat 35-65 vjeç kanë një rritje të ndjeshme. Bashkitë me incidencën më të lartë janë Saranda, Himara, Shkodra, Tirana dhe Vlora. Në mënyrë të vazhdueshme kemi apeluar për të vlerësuar situatën me një vlerë të jashtëzakonshme. Përsa i përket të gjithë rasteve që kanë problematika dhe duhen adresuar, numri 127 është aty për t’i ndihmuar. Gjatë kësaj periudhe ka vijuar me intensitet vaksinimi i popullatës. Gushti ishte muaji i hapur i vaksinimit, shtatori do të vijojë të jetë muaj i hapur. Do të doja të thoja që masat nuk kanë ndryshuar, duhet fuqizuar zbatimi i masave, në radhë të parë nga institucionet ligjzbatuese dhe qytetarët që duhet të kuptojnë se përdorimi i maskës, distancimi dhe higjiena mbetet në të njëjtin nivel. Ju lutem vaksinohuni!”, tha Fico.

Top Channel