Investimi që po kryhet në Bovillë për zgjerimin e kapacitetit përpunues do të mundësojë ujë 24 orë për qytetarët e Tiranës si dhe do të furnizojë edhe banorët e Kamzës.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj inspektoi punimet këtë të mërkurë.
“Lajmi i mirë për qytetarët është se fillojmë investimin e fundit të madh, që jo vetëm 70% e Tiranës të ketë furnizim 24 orë, por 100% e Tiranës të furnizohet me ujë. Në këto 2 vite do të kemi një mega-kantier këtu, do të dyfishohet edhe filtrimi, pra sa ujë mund të futet në rrjet me cilësi, sigurisht edhe dyfishimin e depozitës. Në momentin që dyfishohet depozita do të kemi edhe një shtesë të presionit të ujit. Pas kësaj çlirohemi nga investimet makro dhe kalojmë në investimet kapilare, në çdo lagje”, tha Veliaj.
Punimet për zgjerimin e kapacitetit të Bovillës pritet të përfundojnë brenda dy viteve.
Top Channel