Merkel: Bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë dialogun me talebanët

25/08/2021 21:40

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë “dialogun me talebanët” e kthyer në pushtet, për të ruajtur arritjet në Afganistan që nga vendosja e trupave të NATO-s.

“Qëllimi ynë duhet të jetë të ruajmë sa më shumë ndryshimet që kemi bërë gjatë 20 viteve të fundit në Afganistan”, siguroi Merkel deputetët e Bundestag-ut.

“Bashkësia ndërkombëtare, gjithashtu, duhet të dialogojë për këtë me talebanët”, shtoi ajo, ndërsa tërheqja e trupave amerikane pritet të përfundojë më 31 gusht.

Talebanët janë një realitet në Afganistan. Ky realitet i ri është i hidhur, por ne duhet të përballemi me të”, vazhdoi kreu i qeverisë gjermane.

Merkel theksoi bindjen e saj se “asnjë dhunë, asnjë ideologji” nuk mund të ndalojë aspiratën për drejtësi dhe paqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA