Ndonëse ka një përkeqësim të situatës Covid në Shqipëri, ku numri i të infektuarve me koronaviurs është 5-fishuar brenda dy javësh, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ka ndryshuar masat por ka bërë thirrje për të përdorur maskat në ambiente të mbyllura .
Drejtorja e ISHP, Albana Fico, u kërkon inspektorëve dhe institucioneve ligjzbatuese të detyrojnë qytetarët të respektojnë masat kufizuese.
Deri më tani janë vaksinuar vetëm 26 % e qytetarëve apo afro 600 mijë me të dy dozat e vaksinës, ndërkohe që edhe muaji shtator do të jetë i hapur për vaksinuar ata mbi 18 vjeç.
Ndërkohe që në Shqipëri ende nuk është vendosur që vaksina të jetë e detyrueshme, kërkohet që disa kategori si mësuesit, mjekët dhe policët të vaksinohen pasi janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët.
Top Channel