I jepet zgjidhje udhëtarëve/ Një traget do çojë pasagjerët në Bari dhe Ankona

25/08/2021 18:26

Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi më herët gjatë ditës se lundrimi drejt Barit nuk do të bëhej në orarin e përcaktuar.

Ndërkaq, kompania i dha fund ankthit të qindra pasagjerëve. Ata që janë pa makina do te udhëtojnë me linjën Durrës-Ankona.

Për pasagjerët që udhëtojnë pa makina, në Bari do t’u vihen në dispozicion autobusë për transportin e tyre drejt Ankonës, ku edhe kishin destinacionin e tyre.

Në një njoftim të dhënë më herët për udhëtarët e linjës Durrës-Bari u bë me dije se për shkak të një avarie në traget nuk është bërë nisja nga porti i Barit sipas orarit të parashikuar e tragetit, për rrjedhore as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk është bërë sot në orarin e paracaktuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA