Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat malore priten edhe reshje.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 16°C në 28°C, në zonat e ulëta nga 22°C në 34°C dhe në zonat bregdetare nga 24°C në 35°C.
Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot kryesisht të qëndrueshëm, por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Temperaturat do të rritje ku do të variojnë: në zonat malore nga 13°C në 27°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 30°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës:
Top Channel