Nëse vini re se disa copëza të lëkurës tuaj janë më të errëta se tonaliteti i saj, mund të ketë disa arsye për këtë. Mund të shkaktohet nga një gjendje mjekësore që duhet të trajtohet.

Nëse vini re se disa copëza të lëkurës tuaj janë më të errëta se tonaliteti i saj, mund të ketë disa arsye për këtë. Mund të shkaktohet nga një gjendje mjekësore që duhet të trajtohet Për fat të mirë, nuk është gjithmonë kështu. Ky pigmentim mund të jetë absolutisht i padëmshëm dhe asgjë për t’u shqetësuar. Sidoqoftë, është gjithmonë më mirë të këshilloheni me mjekun tuaj për t’u siguruar që nuk ka asgjë serioze që po ndodh.

-Melasma është më e zakonshme në mesin e grave sesa burrave, dhe besohet se shkaktohet nga ndryshimet hormonale. Këto ndryshime mund të ndodhin, për shembull, gjatë shtatzënisë ose nëse jeni duke marrë pilula kontraceptive. Në këtë rast, pigmentimi do të zhduket vetvetiu pasi të keni lindur ose të ndërprisni marrjen e pilulës. Stresi gjithashtu mund të shkaktojë melasmë.

-“Njollat e mëlçisë” zakonisht shfaqen tek njerëzit që janë mbi 40 vjeç. Njollat e errëta mund të shfaqen pothuajse kudo në trup nëse kaloni shumë kohë në diell, por ato janë të padëmshme. Ndodh sepse drita ultraviolet nga dielli ndikon në melatoninën, pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës tuaj dhe prodhohet më shpejt. Ndërsa plakeni, prodhimi i melatoninës gjithashtu fillon të rritet vetvetiu.

– Ajo që ha mund të ndikojë në shëndetin e lëkurës tuaj. Sigurohuni që po hani ushqime të shëndetshme. Mund të ndihmojnë në parandalimin e hiperpigmentimit duke minimizuar efektet e stresit qelizor të shkaktuar nga çekuilibri hormonal, infeksioni dhe ekspozimi në diell.

Disa nga ushqimet që mund të ndihmojnë në uljen e shfaqjes së hiperpigmentimit janë shegët, spinaqi, lakra jeshile dhe karotat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA