Arrestohet në “Bllok” atentatori/ Vrau 25-vjeçarin në Babicë, njihej më parë me viktimën

25/08/2021 11:40

Autori i dyshuar i vrasjes që ndodhi të shtunën pranë Babicës në Vlorë u vu në pranga mbrëmë në zonën e bllokut në Tiranë.

Bledar Selmanaj, 39 vjeç nga Vlora u vu në pranga për atentatin ndaj Xhuljano Bullarit, i cili u gjet i vrarë me tre plumba në kokë në një makinë në rrugën Babicë Vlorë.

Arma e krimit iu gjet e groposur në shtëpi në lagjen “15 Tetori” në Vlorë. Në oborr kishte fshehur pistoletë me një krehër me 9 fishekë, me të cilën dyshohet se kreu vrasjen. Policia gjeti dhe veshjet që mbante autori ditën që vrau 25-vjeçarin.

Edhe kur u arrestua, Selmanaj mbante 1 pistoletë me 1 krehër me 10 fishekë, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Hetimet zbuluan e autori me viktimën kishin njohje dhe se krimi u krye për motive të dobëta mbrëmjen e së premtes ndërsa u gjet mëngjesin e së shtunës i vdekur në makinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA