Zjarr në fshatin Zhulat të Gjirokastrës, flakët rrezikojnë një nga pyjet më të rëndësishme të qytetit
24/08/2021 15:42
Një vatër zjarri përballë fshatit Zhulat në Cepo të Gjirokastrës është duke kërcënuar një masiv pylli dhe shkurresh në një habitat të rrallë natyror.
Vendi ku është pikasur zjarri i identifikuar si Hone nga banorët e zonës është shumë i vështirë për tu arritur si me këmbë edhe me mjete. Aktualisht pranë vatrës së zjarrit ka forca të shumta zjarrfikëse si dhe vullnetarë.
Për momentin, zjarri nuk kërcënon ndonjë zonë të banuar, por territori ku po përparon është nga zonat më të bukura malore të qarkut të Gjirokastrës.
Top Channel