FOTOLAJM/ Zyrat e reja të BKH përballë SPAK, shikoni urën që do të lidhë këto dy struktura Një video, ku disa dasmorë ndaluan makinat në mes të autostradës dhe Laç dhe ia morën valles, u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.
Disa prej tyre hipën edhe mbi automjete për të treguar gëzimin për çiftin që po martohet.
Por, bllokimi i rrugës shqetësoi drejtuesit e tjerë të mjeteve, që u detyruan të presin nën zhurmën e këngëve dhe borive që nuk pushonin.
Sot, policia njofton se ka nisur hetim për 4 shoferët që shkaktuan bllokimin e rrugës.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale dhe në disa media, ku shfaqeshin disa drejtues mjetesh që kishin ndaluar mjetet e tyre në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, tek “Mbikalimi i Patokut”, duke penguar për disa momente lëvizjen e lirë të mjeteve të tjera dhe duke prishur rendin e qetësinë publike me muzikë të lartë, shërbimet e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, falë veprime të shpejta hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e drejtuesve të mjeteve. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin proceduan penalisht shtetasit: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike“, shkruan policia.
Po ashttu, 4 automjetet dhe për drejtuesit e tyre janë vendosur masa administrative që variojnë nga 50.000 deri në 100.000 lekë.
Top Channel