Ursula von der Leyen: Pjesa më e madhe e stafit të BE-së u evakuuan nga Afganistani

24/08/2021 22:30

Shumica e personelit që ishin nga vendet e Bashkimit Evropian në Afganistan, përfshirë shtetasit afganë, janë evakuuar nga aeroporti i Kabulit, tha sot Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.

“Unë jam shumë mirënjohës që shumica e stafit, përfshirë punëtorët afganë dhe familjet e tyre, janë evakuuar nga Afganistani dhe janë të sigurt”, tha von der Leyen në një konferencë shtypi pas pjesëmarrjes në samitin e G7 mbi Afganistanin.

Ajo shtoi se udhëheqësit e G7 ranë dakord se ishte detyrimi i tyre moral të ndihmonin popullin afgan pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan.

“Situata është me të vërtetë një tragjedi për popullin afgan dhe një pengesë e madhe për bashkësinë ndërkombëtare”, tha ajo.

Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se ndihma është jetike për ata që janë në rrezik në Afganistan, veçanërisht për numrin e madh të personave të zhvendosur brenda vendit, 80% e të cilëve janë gra dhe vajza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA