Shkon mbi 4.97 miliardë numri i vaksinave të administruara në të gjithë botën

24/08/2021 01:59

Sipas “Our World in Data”, në mbarë botën deri më tani janë administruar mbi 4,97 miliardë doza të vaksinës së Covid-19.

Kina është vendi i parë me më shumë doza të administruara të vaksinës Covid-19 në botë, me mbi 1 miliard e 950 milionë doza, e ndjekur nga India me mbi 580,7 milionë doza.

SHBA-ja ka administruar 362,6 milionë doza, Brazili 176,6 milionë, Japonia 118,3 milionë doza. Më pas vijon Gjermania me 99,3 milionë doza, Mbretëria e Bashkuar 89,3 milionë, Turqia mbi 89 milionë doza.

Lista vijon me Indonezinë, e cila ka administruar mbi 88,9 milionë, Franca 82,9 milionë, Meksika 80,6 milionë, Rusia 76,8 milionë, Italia 75,3 milionë, Spanja 63 milionë dhe Kanadaja me 52,3 milionë doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA