Maqedoni e Veriut/ 32 viktima dhe 1 210 raste të reja me Covid në vend
24/08/2021 20:57
Maqedoni e Veriut – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 32 viktima si pasojë e virusit Covid-19, më e larta që nga muaji mars i këtij viti.
8 viktima janë regjistruar në Shkup, nga 6 në Tetovë dhe Gostivar, 3 në Kumanovë, 2 në Kërçovë etj. Po ashtu janë regjistruar edhe 1 210 raste të reja nga 7 084 testime të kryera. Shkupi regjistron 464 raste të reja, Tetova 177, Gostivari 112, Kumanova 98 etj.
Raste aktive në vend janë 11 769, ndërsa që nga fillimi i pandemisë kanë ndërruar jetë 5 727 pacientë.
Top Channel