Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson dhe presidenti i SHBA-së Joe Biden u dakorduan sot gjatë një bisede telefonike të punojnë së bashku për të ndihmuar personat që janë planifikuar të largohen nga Afganistani pasi të ketë përfunduar faza fillestare e evakuimit, njoftoi zyra e kryeministrit britanik.
“Ata diskutuan përpjekjet e vazhdueshme të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara për të planifikuar një evakuim të shpejtë dhe të sigurt të qytetarëve tanë dhe atyre që më parë kanë punuar me qeveritë tona nga aeroporti i Kabulit”, tha një zëdhënës i Downing Street, i cituar nga Reuters.
Zëdhënësi shtoi se drejtuesit do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të mundësuar largimet për të gjithë për të cilët është planifikuar kjo edhe pas përfundimit të fazës fillestare.
Top Channel