Aktiviteti Fizik është një nga rrugët më të mira drejt shëndetit dhe jetgjatësisë. E përveçse ndihmon trupin të jetë gjithnjë në formë, ju ndihmon edhe me shëndetin mendor.
Mjekët e rekomandojnë sportin dhe aktivitetin në përgjithësi si një nga mënyrat më të mira për largimin e stresit, depresionit dhe ankthit. E megjithatë si në çdo proces tjetër edhe këtu duhet të tregoni kujde spërsa i përket mënyrave dhe masës ushtrimit të këtyre aktivitete. Kjo pasi zemra mund të lodhet së tepërmi dhe t’ju shkaktojë ndërlikime në moment, por edhe gjatë përditshmërisë.
Sa duhet të ushtroheni?
Sipas ekspertëve është e rëndësishme të mbani nën kontroll frekuencës kardiake gjatë stërvitjeve. Një zemrër e shëndetshme është e stërvitur, por jo e sforcuar. Ndaj para se të kryeni aktivtete që mundojnë trupin tuaj mbani në mendje disa këshilla. Nuk duhen kaluar 120/130 rrahje në minutë dhe sidomos në periudhën e fillimit kur trupi duhet ende të ambientohet me aktivitetin fizik. Kjo praktikë sipas mjekëve do ju ndihmojë të mbani nën kontroll rrahjet e zemrës e ta mbani atë të shëndetshme. E vlefshme si për personat që duan të humbasin në peshë ashtu edhe për ata që thjeshtë preferojnë sportin e lëvizjen. Pas muajit të parë të ushtrimit të aktivitetit fizik në mënyrë periodike do të vëreni shumë përfitime në organizëm. Të cilat fillojnë që nga eleminimi i toksinave apo tensioneve të trupit deri tek puna më e mirë e zemrës.
Po me muskujt çfarë ndodh?
Siç edhe përmendëm më lart sforcimi i tepërt e trupit nuk është i këshillueshëm, ndaj merrni kohën e duhur për tu përshtatur. Pasi ta bëni aktivitetin fizik pjesë të regjimit tuaj të përditshëm kujdesuni të zgjidhni edhe sportin që ju pëlqen më shumë. Mund të jetë vrapi, futbolli, tenisi, palestra apo të tjera me rëndësi është t’i kryeni në mënyrën e duhur dhe të mos dëmtoni muskujt. Për ta minimizuar këtë mundësi mos harroni që gjithnjë t’i masazhoni muskujt e këmbëve apo duarve tuaj, bëni tërheqje të vogla të cilat ju çlirojnë tensionin apo dhimbjen e muskujve.
Sipas ekspertëve pak dhimbje pas aktivitetit fizik është normal, por nëse ajo vazhdon për më shumë se tre ditë konsultohuni me një mjek në mënyrë që të merrni diagnozën e duhur për ju. Me siguri në raste dhimbjesh të vazhdueshme do ju duhet të merrni ndonjë krem apo xhel qetësues me të cilin do të masazhoni pjesën e dëmtuar./AgroWeb
Top Channel