12 orë në mes të detit, delfinët shpëtojnë notarin nga vdekja!

24/08/2021 16:48

Pas 12 orësh në mëshirën e dallgëve,  një notari të bllokuar dy milje e gjysmë nga bregu në ujërat e akullta të Gjirit Tralee në Irlandë, nuk i kishte mbetur gjë tjetër përveçse të shpresonte në një “mrekulli”.

Dhe ajo mbërriti vërtet. Një grup delfinësh e kanë ndihmuar të riun tek të 30-tat, i cili ishte gati të dorëzohej pasi qe rraskapitur në mes të detit e kishte dhe shenja hipotermie. Pikërisht grupin e delfinëve që hidheshin e rrotulloheshin përreth notarit të dëshpëruar pikasën rojet bregdetare pas makthit të tij 12 orësh. I riu kishte tentuar të përshkonte 5 milje me not, por nuk ishte i mirëpërgatitur.

Ai u gjet i veshur vetëm me një palë rrobebanjo të shkurtra, ndërsa veshjet e trupit i kishte në breg. Njohës të zonës thanë se ishte vërtet e jashtëzakonshme që i 30 vjeçari kishte arritur të shpëtonte. “Edhe gjysëm ore po të ishim vonuar, ai do të kishte vdekur”, thanë punonjësit e kërkim-shpëtimit, të cilët shtuan se delfinët e kishin rrethuar te riun në përpjekje për ta ndihmuar ose për ta shtyrë drejt bregut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA