Identiteti i 18-vjeçares e cila u dërgua në spital pa shenja jete nga dy persona në Kosovë, të cilët vetë u larguan menjëherë është publikuar.

Marigona Osmani ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve trupore.  ndërsa mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.

Nuk dihen ende detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa në njoftimin e policisë theksohet se  keqtrajtimi fizik i adoleshentes ka ndodhur për motive të dobëta, por pasojat ishin fatale.

Njëri prej djemve u arrit të vihej në pranga, por tjetri është zhdukur.

Sipas prokurorisë, i ndaluari i identifikuar nga mediat vendase si Arbër Sejdiu dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, Dardan Krivaqa.

Trupi i pajetë i vajzës është dërguar tashmë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA