Të largohet emërtimi sllav, një tjetër qytet shqiptar pritet të ndryshojë emrin

23/08/2021 18:58

Pas ndryshimit të emrit të bashkisë Ura Vajgurore në bashkia Dimal, Çorovoda është nisma e radhës.

Sipas një sondazhi të kryer prej drejtuesve të bashkisë së Skraparit, qytetarët e kësaj treve, intelektualët dhe e gjithë diaspora kërkon që toponimi sllav i qytetit Çorovodë (çjerrna voda – uji i zi), të zëvendësohet me qyteti Skrapar.

Pritet që nisma të kalojë në këshillin bashkiak dhe më pas të shqyrtohet në komisionet parlamentare në formën e një projektligji. Nisma do të udhëhiqet prej kryebashkiakut të Skraparit, Adriatik Mema dhe një grup gazetarësh të zonës.

Bashkia Skrapar së bashku me stafin e tij kanë si synim inplementimin e disa projekteve afatgjatë në këtë bashki, ku ndër më interesantet janë rijetësimi i qytetit ilir të Orgesës në fshatin Prishtë dhe të kalasë antike të Skraparit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA