Nuk pranoi të kryente marrëdhënie/ Marokeni në Itali qëlloi gruan me thikë në fytyrë
23/08/2021 13:58
Një burrë në Bari keqtrajtoi bashkëshorten sepse nuk pranoi të kryente detyrat e saj bashkëshortore.
42-vjeçari nga Maroku i preu asaj flokët dhe e goditi me thikë në fytyrë, në një ngjarje që ka shokuar provincën Canosa Ruvo di Puglia.
Pas largimit nga shtëpia, ai u arrestua nga policia dhe tani ndodhet pas hekurave i paraburgosur për tentativë vrasjeje të bashkëshortes 24 vjeçare e cila kishte refuzuar të kryente marrëdhënie me të shoqin natën e krimit.
Fqinjët të alarmuar nga klithmat e gruas lajmëruan policinë. Ajo iu nënshtrua operacionit pasi është lënduar në vesh dhe në duar. Çifti kishte mbërritur prej pak kohësh në Itali.
Top Channel