Ndotja nga plehrat është bërë shqetësim serioz për banorët e fshatit Frakull e Vogël në Fier.
Prej më shumë se një muaji, koshat janë mbushur plot me mbetje urbane pasi nuk pastrohen. Banorët janë të rrezikuar nga sëmundje të ndryshme si pasojë e ndotjes së madhe të ajrit. Ata thonë se është më e lehtë të infektohesh nga sëmundjet që përhapen nga ndotja se sa nga koronavirus.
Gjendja është edhe më e vështire për personat me aftësi të kufizuara, të cilët nuk mund të lëvizin në rrugët e fshatit, për shkak të plehrave që kanë zënë rrugët.
Ndërmarrja e pastrim gjelbërimit ka një grafik për heqjen e plehrave. Mbetjet urbane duhet të grumbullohen një herë në 48 orë. Por, realiteti është ndryshe, makina e mbetjeve duket se ka kohë që kryen shërbimet në këtë zonë.
Top Channel