Dita Botërore e Tregtisë së Skllevërve dhe zhdukjes së saj

23/08/2021 08:11

Dita Botërore në kujtim të tregtisë së skllevërve shënohet çdo 23 gusht dhe ka për qëllim të mbajë në kujtesën e njerëzve tragjedinë e tyre.

Skllavëria konsiderohet si temë historike. “Njeriu mall”, ndonëse për këtë tani thuhet: na ishte një herë, realiteti është ndryshe. Në të gjitha kontinentet ka forma të skllavërisë moderne.

Sipas vlerësimit të mbrojtësve të të drejtave të njeriut mendohet se rreth 600.000 afrikanë, punojnë si skllevër në shtëpitë e familjeve me orgjinë arabe. Edhe në Kinë zbulohen rregullisht raste të skllavërisë moderne.

Në korrik një punëtor drejtues i një guroreje u dënua me vdekje, pasi kishte rrahur për vdekje një punonjës me të meta mendore.

Ky rast u bë i njohur edhe jashtë Kinës. Prej kësaj u zbulua se kryesisht nëpër gurore, punojnë në kushte të mjerueshme mijëra burra, por edhe shumë fëmijë, që më parë ishin regjistruar si të humbur.

Edhe në Amerikën e Jugut kapitulli i skllavërisë, që konsiderohet si mbyllur prej kohësh, është ende i hapur. S´kanë kaluar as dy muaj qëkurse policia gjatë një aksioni të madh çliroi 1.100 punëtorë në një plantacion të panxharit të sheqerit.

Pronari i fermës, ku prej panxharit të sheqerit nxirrej karburant bio, kishte përdorur një metodë të zakonshme për Brazilin.

Ai u kishte shitur njerëzve pa të ardhura plaçka, aparatura pune, medikamente dhe ushqime me çmime të larta, derisa ata nuk ishin më në gjendje të paguanin dhe që nga ai moment nisi puna e detyruar për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA