Covid, vjeshta ka surpriza/ Epidemiologu Alimehmeti: Mutacione të reja mund të shfaqen

23/08/2021 15:12

Epidemiologu Ilir Alimehmeti nuk e shikon si alarmante rritjen e infektimeve nga Covid 19.

Por vjeshta thotë ai mund të sjellë surpriza për shkak se mund të ketë mutacione të reja të Covid.

Rreth çdo tre muaj, ky virus ka dhënë variante të tjera, që janë bërë dominante. Vjeshtë-dimri është mbi 3 muaj larg, si rrjedhim është ende herët të flasim. Duhet parë se ç’ka rezervuar natyra në këtë drejtim. Këto 5-6 muaj, virusi po sulmohet dhe nga vaksina, më parë nuk e kishim vaksinën”, shprehet Alimehmeti.

Por, pyetjes për vaksinimin e fëmijëve, meqë janë të më të prekurit, Alimehmeti i përgjigjet negativisht.

Fëmijët, fatmirësisht nuk e vuajnë aq rëndë. E kanë më të ulët transmetueshmërinë se të rriturit. Por të kujtojmë se nuk jemi më në 2020-tën. Tashmë kemi një barrierë. Të vjetrit e asaj familje apo mësuesit në shkollë janë tashmë të imunizuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA