Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 333 raste të reja me Covid-19 dhe 27 humbje jete, një bilanc tragjik ky në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve janë kryer 3.022 testime dhe prej tyre kanë rezultuar pozitive 333 persona.

27 pacientë humbën jetën, 8 nga Shkupi, 4 nga Gostivari, 3 nga Tetova, 3 nga Kërçova etj.

Po ashtu, janë shëruar edhe 367 pacientë duke e çuar numrin e pacientëve të shëruar që nga fillimi i pandemisë në 152.465. Rastet aktive me virus janë 11.042.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA