25/12 18:00
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen konfirmoi se po vazhdojnë bisedimet me talebanët, gjatë një vizite në një qendër pritjeje për punonjësit afganë të BE-së në Spanjë.
“Megjithatë, negociatat me sundimtarët e rinj të Afganistanit në asnjë mënyrë nuk nënkuptojnë njohjen e qeverisë së re”, theksoi Von der Leyen.
“Qëllimi kryesor është lehtësimi i evakuimeve. Gjëja e parë që duhet bërë është të ofroni rrugë shpëtimi ‘ligjore dhe të sigurta’ për personat në rrezik nga talebanët”, shtoi ajo.
Von der Leyen, gjithashtu, shprehu perspektivën e një rritjeje të ndihmës humanitare nga Bashkimi Evropian, një propozim që do të bëhet në të ardhmen e afërt.
Top Channel