Vazhdojnë zjarret e pyjeve që janë përhapur në një zonë prej gjithsej 1,5 milionë hektarë, në lindje të Rusisë.
Në një deklaratë nga Agjencia Federale e Pyjeve të Federatës së Rusisë theksohet se vazhdojnë aktivitetet për shuarjen e zjarreve që janë aktive në lindje të vendit.
Në deklaratë thuhet se dje u shuan zjarret në 65 pika të ndryshme, duke theksuar se “që prej 20 gushtit vazhdojnë zjarret e pyjeve që janë përhapur në një zonë gjithsej 1,5 milionë hektarë në 128 pika, prej të cilave 36 ndodhen në rajonet Jakutia dhe 17 në Irkutsk”.
Për shuarjen e zjarrit janë mobilizuar rreth 7 mijë persona dhe qindra mjete.
Në anën tjetër bëhet e ditur se në republikën ruse Mari El është shpallur gjendje emergjente për shkak të zjarreve pyjore që filluan dje.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një deklaratë me 14 gusht theksoi se duhet të luftohet në mënyrë sistematike me çështjen e klimës, duke shtuar se “fatkeqësitë natyrore në disa rajone të Rusisë janë në përmasa të pavërejtura ndonjëherë më parë”.
Top Channel