Inagurohet Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër, Rama: Aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200 mijë banorë
10/01 14:08
Në këto ditë të nxehta të stinës së verës Bashkia e Tiranës bën thirrje për të mos e shpërdoruar ujin e pijshëm.
Përmes një spoti sensibilizues realizuar nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve, ku protagonist është artisti i famshëm Alban Skënderaj, iu kërkohet qytetarëve të kursejnë sa më shumë në këto ditë kur uji është edhe më i domosdoshëm.
“Alban Skenderaj ka një këshillë për ty. Merr 1 minutë kohë dhe dëgjoje. Uji ushqen qytetin tonë dhe mban gjallë të ardhmen. Kursimi i tij është një siguri për ty dhe familjen tënde. Mos lejo të shpërdorohet garancia jote më e çmuar,” shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Top Channel