Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në plagosjen e një 44-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Rrogozhinë. Policia bën me dije se gjatë një konflikti të çastit shtetasit J.K., dhe A.K., babë e birë kanë goditur me sende të forta 44-vjeçarin.

Ky i fundit është nisur drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka vënë nën pranga 2 autorët e ndryshuar.

Ende nuk dihet arsyet e këtij konflikti, ndërsa në vendngjarje u sekuestruar edhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.08.2021, rreth orës 12:45, në Rrogozhinë, gjatë një konflikti të çastit është demtuar me sende të forta shtetasi F. R., 44 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sherbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjeherë në vendngjarje duke parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë bërë shoqërimin e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasve me iniciale J. K dhe A. K., (babë e bir), për veprime të metejshme.

Në vendngjarje u sekuestrua dhe një armë gjahu, e cila dyshohet se është e autorëve, por nuk është përdorur nga asnjëri prej autorëve.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Top Channel