Kosova e Maqedonia e Veriut zona rreziku/ Gjermania forcon rregullat, minimumi 5 ditë karantinë për të pavaksinuarit dhe të pashëruarit

21/08/2021 01:21

Duke filluar nga e diela e 22 gushtit Kosova dhe Maqedonia e Veriut konsiderohen nga Gjermania si zona me rrezik veçanërisht të lartë për përhapjen e koronavirusit.

Këtë e bëri të ditur instituti gjerman Robert Koch. Veç këtyre dy vendeve, listës së zonave me rrezik veçanërisht të lartë, iu shtuan edhe Brazili, Greqia – rajonet e Kretës dhe Egjeut Jugor (duke filluar nga e marta, 24 gusht si edhe Irlanda. Rajonet kufitare dhe perëndimore.

Institut gjerman hoqi nga lista e zonave me rrezik veçanërisht të lartë Andorrën dhe disa rajone të Spanjës. Sipas ministrisë së punëve të jashtme të Gjermanisë, udhëtarët që duke filluar nga data 22 gusht kanë qenë në një zonë me rrezik të lartë në 10 ditët e mëparshme, duhet të regjistrohen në portalin para se të nisen në Gjermani dhe ta kenë me vete vërtetimin e regjistrimit.

Nëse nuk janë të vaksinuar ose të shëruar nga Covid-19, duhet të bëjnë një test negativ. Në Gjermani duhet të kalojnë 10 ditë në karantinë. Periudha e karantinës shkurtohet automatikisht në 5 ditë për fëmijët nën moshën 12-vjeçare dhe për të rriturit, të cilët pas pesë ditësh dëshmojnë rezultatin negativ të testit të koronës.

Përjashtohen nga ky rregull personat, të cilët kanë qenë si tranzit në një zonë me rrezik të lartë ose zonë të varianteve të virusit si edhe ata qe janë tranzit nëpër Gjermani dhe largohen nga vendi sa më shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA