Është identifikuar i riu i cili u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se trupi i pajetë, i gjendur brenda një automjeti, i përket shtetasit Xhuljan Bullari, 25-vjeç, me origjinë nga Elbasani.

Ky shtetas rezulton me precedent të mëparshëm penalë. Ai është arrestuar në vitin 2018, pasi së bashku me një person tjetër u kapën nga policia duke transportuar 7 shtetas sirianë.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes së rëndë, ndërsa grupi hetimor vazhdon hetimet.

Ndërkaq, Top Channel ka mundur të sigurojë edhe foto të viktimës.

Ai u gjet nga policia në makinë në rrugën nga Vlorë drejt Babicës.

Viktima ishte duke udhëtuar me një mjet fiat punto me targa TR 3437 R, që ishte në pronësi të një gruaja nga Tirana

Sipas njoftimit të dhënë nga policia viktima, rreth 25-vjeç, është gjetur pa shenja jete brenda në makinë. Trupi i pajetë i të riut është gjetur në vendin e parë të pasagjerit dhe sipas policisë është goditur mbi tre herë me plumba në kokë, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Pasi kanë dëgjuar të shtëna armësh kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit menjëherë ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave si dhe identifikimin e viktimës.

Policia është duke marrë në pyetje banorët dhe dëshmitarët që mund të kenë parë se me cilët po udhëtonte 25 vjeçari.

Pista e parë e hetimit është një vrasje për pazare të prishura të drogës, ndërsa po shikohen thirrjet telefonike që mund të ketë bërë dhe marrë para ekzekutimit.

Lexo edhe këtu -> https://top-channel.tv/2021/08/21/pamje-nga-vendngjarja-detaje-te-reja-i-riu-u-gjet-i-vdekur-brenda-ne-makine-u-ekzekutua-me-plumba-ne-koke2/

FOTO GALERI
9/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA