23/12 08:42
Ka shkuar mbi 250 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 në Meksikë e cila pas Brazilit është vendi më i prekur në mesin e vendeve të Amerikës Latine.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 940 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 250.469.
Ndërsa u raportua për 28.953 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, bëri që numri i përgjithshëm i rasteve të shkojë në 3.152.205.
Për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve në javët e fundit në Meksikë, normat e kapaciteteve të kujdesit intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.
Top Channel