Pushkë M16, helikopterë Black Hawk, avionë/ Super arsenali i SHBA në duart e talebanëve

20/08/2021 20:24

Jo vetëm armë e municione, por edhe avionë, helikopterë e pajisje të tjera me një vlerë prej miliarda dollarësh: Arsenali i armëve me të cilat Shtetet e Bashkuara furnizonin ushtrinë afgane, është sot në duart e talebanëve, të cilët në mjaft raste nuk kanë as formimin e duhur për të shfrytëzuar siç duhet këtë pasuri.

Luftëtarët talebanë, që deri dje qarkullonin ende me Ak 47-ta, sot lëvizin me arma automatike M4 e M16. Estremistët islamikë janë parë edhe me Humvee, ndërsa thuhet se kanë sekuestruar edhe helikopterë Black Hawk e avionë luftarakë A-29 Super Tucano. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes konfirmoi se fundi  se pajisja e papritur e talibanëve me mjete luftarake të furnizuara nga SHBA është me përmasa të mëdha.

Përmbysja e situatës së sigurisë është një pasojë e turpshme e gjykimit të gabuar nga ushtria amerikane si dhe agjencitë e zbulimit të rezistencës së forcave të qeverisë afgane, të cilat në disa raste zgjodhën të dorëzojnë automjetet dhe armët në vend që të luftojnë.

Dështimi i Shteteve të Bashkuara për të krijuar një ushtri dhe forcë efektive policore afgane dhe arsyet e kapitullimit të tyre, do të studiohen për vite me radhë nga analistët ushtarakë.

Dimensionet themelore, megjithatë, janë të qarta dhe i përngjajnë asaj që ndodhi në Irak. Rezultoi se ekzistonte një hendek i madh: forcat ishin të pajisura me armë superiore, por u mungonte përbërësi vendimtar: motivimi për të luftuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA