Merkel “mban fort” Putinin: Kemi mosmarrëveshje, por duhet t’i zgjidhim!

20/08/2021 18:59

Moska dhe Berlini duhet të përfshihen në dialog pavarësisht mosmarrëveshjeve të thella mes tyre deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel teksa nisi takimin me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë.

Kjo është vizita e fundit zyrtare e Merkelit në Rusi, e cila tërhiqet nga politika muajin e ardhshëm.

Kemi mosmarrëveshje, po është e vërtetë, e të thella madje, por pavarësisht kësaj duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe gjërat, kështu duhet të mbeten”, u shpreh Merkel.

Ne kemi shumë çështje të cilat mund të zgjidhen në takimet kokë më kokë, tha nga ana e tij shefi i Kremlinit, i cili u shpreh i sigurt se kjo nuk do të jetë vetëm një vizitë lamtumire, por do të jetë e mbushur me përmbajtje serioze. Ndër temat kryesore të takimit kanë raportet dypalëshe, pandemia e Covid 19, por edhe probleme të ngutshme ndërkombëtare siç është situata në Afganistan ndërsa nuk lihen pa përmendur edhe për bisedimet e paqes për Ukrainën, proces ky që ka ngecur. Pas vizitës në Rusi, Merkel do të qëndrojë në Ukrainë më 22 gusht, ku do të takohet me presidentin, Volodymyr Zelenskiy.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA