Japonia në prag të fillimit të Lojërave Paralimpike Tokio 2020 ka raportuar numër rekord të rasteve të reja me COVID në 245 orët e fundit.
Tri ditë para Lojërave Paralimpike, në mbarë Japoninë numri i rasteve për herë të parë që nga fillimi i pandemisë e tejkaloi shifrën 25.800.
Sipas të dhënave në 24 orët e fundit 25.876 persona janë infektuar me COVID-19. ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i rasteve ka arritur në 1.258.337.
Qeveria më parë kishte vendosur që gjendja e jashtëzakonshme në 13 prefektura dhe gjendja e jashtëzakonshme e pjesshme në 16 prefektura të vazhdonte deri më 12 shtator.
Lojërat Paralimpike me pjesëmarrjen e 4.400 sportistëve nga 160 vende që do të garojnë në 22 kategori do të organizohet mes periudhës 24 gusht-5 shtator.
Top Channel