Tre senatorë amerikanë se rezultuan pozitivë në testet për COVID-19 pavarësisht se ishin të vaksinuar.
Ata i bashkohen një numri figurash të profilit të lartë të infektuar me variantin më ngjitës delta të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Senatori i pavarur Angus King nga shteti i Mejnit, senatori republikan nga Misisipi, Roger Wicker, dhe senatori demokrat nga Kolorado, John Hickenlooper, thanë se kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavirusin.
Pothuajse të gjithë anëtarët e Senatit kaluan shumë orë së bashku në dhomën e Kongresit javën e kaluar në një seancë për votimin e buxhetit para se të largoheshin nga Uashingtoni për pushimet e gushtit, thotë VOA. Senatori King kishte nisur të ndiente ethe dhe bëri një test për pas rekomandimit të mjekut të tij.
“Senatori Wicker është plotësisht i vaksinuar kundër COVID-19, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet nga mjeku i tij në Tupelo”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga shefi i personelit të tij. Senatori Hickenlooper e bëri njoftimin për testin pozitiv disa orë më vonë.
“Nëse nuk jeni vaksinuar, bëni vaksinën sot! Merreni edhe dozën përforcuese kur të vijë koha!”, u shpreh ai. Këto raste të koronavirusit në mesin e të vaksinuarve vijnë një ditë pasi zyrtarët shëndetësorë amerikanë njoftuan planet për të ofruar një dozë përforcuese të vaksinës kundër sëmundjes për amerikanët.
Top Channel