Qeveria e Estonisë ka bërë të ditur se vendi do të pranojë deri në 30 refugjatë afganë, pas kaosit të krijuar në Afganistan.
Kryeministrja estoneze, Kaja Kallas njoftoi se vendi është i gatshëm të pranojë deri në 30 refugjatë nga Afganistani, ku 20 do të jenë afganët që bashkëpunuan me Estoninë dhe anëtarët e familjes së tyre, ndërsa 10 afganët që bashkëpunuan me NATO-n dhe Bashkimin Evropian (BE).
“Ne po përqendrohemi në ndihmën e atyre që kanë qenë të përfshirë në programet e asistencës së Estonisë në Afganistan dhe kështu u ofruan mundësi më të mira (atyre që punuan) për zhvillim për gratë dhe të rinjtë afganë”, tha ajo.
Raportet në mediat thonë se nuk mendohet se ka ndonjë shtetas estonez në Afganistan, por se disa persona me leje qëndrimi të Estonisë kanë aplikuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe kanë nevojë për ndihmë për t’u kthyer në Estoni.
Top Channel