Afganët të cilët do të strehohen në Berat duket se do të jenë më fatlumët pasi ata do të akomodohen në një hotel me 5 yje në qendër të qytetit. 

Struktura akomoduese është gati dhe krahas strehimit, refugjatëve pritet t’u ofrohet ndihmë edhe  psikologjike dhe sociale ndërsa një ambient i posaçëm parashikohet për kryerjen e vizitave mjekësore dhe  tamponeve të shpejtë.

“Mendimi im është të mos lëvizin nëpër qytet, se nuk i njohim, të rrinë sipas rregullave”, tha banori.

 “Po qeveria normalisht që i kontrollon, nuk ia do të keqen popullit”, tha banorja.

 ”Po pse mos të vijnë ne kur patëm nevojë na ndihmuan  shtetet e tjera”, tha banori.

 “S’jam as pro as kundër, të na plotësojnë kushtet ne një herë”, tha banori. 

 Procesi  i strehimit të afganëve po shoqërohet me mungesë informacioni si nga pushteti qendror ashtu dhe ai lokal si për numrin e tyre,  kohën e qëndrimit, moshën, gjininë  apo shkollimin e tyre.

Jo zyrtarisht bëhet me dije se qyteti i një mbi një dritareve do të jetë shtëpia e përkohshme për rreth  200  familje afgane ku mes tyre do ketë edhe  fëmijë, por është ende e paqartë nëse ato do mund të lëvizin lirshëm në qytet apo jeta e tyre e re  do jetë e kufizuar vetëm brenda strukturës akomoduese.

Top Channel