A mundet që talebanët të përdorin ‘pajisjet biometrike’ për të identifikuar afganët që punuan me SHBA?

20/08/2021 13:33

Ndërsa ishin në Afganistan, forcat amerikane mblodhën informacione të mëdha të të dhënave biometrike, pra gjurmë gishtërinjsh dhe skanime të retinës së syrit, nga afganët. Sistemi i të dhënave u përdor gjithashtu për të konfirmuar nëse dikush po punonte me ushtrinë amerikane apo jo.

Ishte vetë veterani i Komandës së Operacioneve Speciale të Marinës amerikane, Peter Kiernan, i cili e dha këtë lajm për BBC.

Tani ka frikë se këto pajisje, të njohura si HIIDE kanë rënë në duart e talebanëve.

Të martën, faqja e lajmeve Intercept tha se ishte thënë nga burimet ushtarake se talebanët kishin disa pajisje HIIDE, ndërsa Reuters, duke iu referuar një banori të Kabulit, tha se talebanët po bënin inspektime shtëpi më shtëpi duke përdorur një “pajisje biometrike”, duke konfirmuar kështu se pajisja me një ‘mal’ me informacione kishte rënë në duart e talebanëve.

Pra, a mundet që talebanët t’i përdorin këto pajisje për të gjetur ata që punuan me SHBA?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA