Të rriturit e vaksinuar plotësisht mund të bartin nivele të virusit të ngjashme me ato të personave të pavaksinuar nëse infektohen nga variant Delta shkruan the Guardian, duke cituar studimin më të fundit që mbështet idenë se arritja e imunitetit të tufës duket e pagjasë.
Ka dëshmi plot, thuhet aty, se vaksinat kundër Covid 19 në Mbretërinë e Bashkuar vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme kundër shtrimeve në spital dhe vdekjeve. Por hulumtimi i ri tregon se ndonëse rreziku i infektimit është më i ulët tek individët e vaksinuar plotësisht, personi që preket nga Delta mund të ketë nivele të ngjashme të virusit si ato të njerëzve të pavaksinuar.
“Ne ende nuk e dimë se në çfarë mase mund të ndodhë transmetimi i sëmundjes nga njerëzit që preken prej saj pasi janë vaksinuar-për shembull, ata mund të kenë nivele të larta të virusit për periudha më të shkurtra kohore,” tha Sarah Walker, një profesoreshë e statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit.
Testet pozitive, shtrimet në spital dhe humbjet e jetës të lidhura me Covid 19 kanë nisur të shtohen ngadalë në Britaninë e Madhe, dhe vetëm javën e fundit, infektimet e reja u rritën me 7.6%.
Top Channel