Radhë të gjata janë krijuar në pikën doganore të Kapshticës pasi emigrantët shqiptarë kthehen në vendin fqinjë ku jetojnë e punojnë.

Pas ditëve të pushimit në vendlindje gjatë sezonit veror rreth 100 automjete janë bllokuar me orë të tëra në këtë doganë. Vetë emigrantët shprehen se kanë me orë të tëra në radhë për të kaluar drejt Greqisë.

Ndërkohë mes udhëtarëve ka familjarë, fëmijë dhe të moshuar që presin në temperaturat përvëluese cka mund të ketë komplikacione për shëndetin e tyre.

Gjithë problematika qëndron në palën greke e cila punon me ritme të ngadalta me vetëm 1 sportel ndërkohë pala shqiptare ka në dispozicion 6 sportele, 3 në hyrje e 3 në dalje. Nga komunikimi i stacionit kufitar të palës shqiptare me atë greke është kërkuar shtimi i sporteleve. E njëjta situatë problematike është regjistruar edhe pasditen e djeshme ku radhë të gjata janë krijuar në doganë për udhëtarët që vijnë drejt vendlindjes e shkaku mësohet të jetë i njëjtë ku pala greke punonte me vetëm 1 sportel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA