“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet
Dy persona janë arrestuar nga policia në Sarandë pasi posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike në doza.
Ata janë identifikuar si Erjon Prifti, 31 vjeç dhe Geart Çoçka, 33 vjeç (i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), të dy banues në lagjen nr.4, Sarandë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit në një lokal në Sarandë, në pronësi të shtetasit Erjon Prifti dhe më pas gjatë kontrollit të ushtruar në 2 automjetet në përdorim nga shtetasi Geart Çoçka, që ishin të parkuara pranë lokalit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
Top Channel