Familja prej 6 anëtarësh e Tahir Muratit nga fshati Shullaz i Kurbinit jeton në çadër, në kushte ekstreme, që prej 26 nëntorit të 2019.

Kryefamiljarja Dëshira Murati thotë se situata është shumë e vështirë, ndërsa kërkon nga qeveria strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti e jo afganët.

Familja Gjoni nga Fushë-Miloti ka gjetur strehimin tek të afërmit e tyre. Kryefamiljari Viktor Gjoni i bën thirrje qeverisë që fillimisht të gjejë një zgjidhje për shqiptarët.

Situata vijon të jetë problematike me dhjetëra familje të prekura nga tërmeti.

Top Channel